Rita Ora ,sqaron perdorimin e termave :”Jam nga Kosova për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare megjithatë është pothuajse e njëjta gjë

Rita Ora nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj, madje e ka treguar gjithmonë me krenarinë më të madhe. Mirëpo ndryshe nga vajzat e tjera shqiptare që kanë famë ndërkombëtare, Rita Ora thotë se është “kosovare”. Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: “Pse femrat kosovare janë kaq të papara?”.


Kjo deklaratë shkaktoi një debat dhe së fundmi Rita është detyruar të shpjegojë përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. E ftuar së fundmi tek “Wired”, ajo ju është përgjigju pyetjeve më të klikuara për të në Google. Rita tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën. “Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha Rita.

Historia e Italianit,rreth botës me një Vespa

Nga Senad Nikshiqi

Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëtitur 102 shtete të botës me një motor të vogël Vespa të vitit 1968.Ilario bëhet kështu personi i dytë në botë i cili ka përshkuar kaq shumë shtete të botës me një Vespa. Sëfundmi Ilario ka mbërritur edhe në Shqipëri në turin e tij rreth botës me dashurinë e përjetshme, Vespan.


Pas Tiranës 39 vjeçari ka zgjedhur Shkodrën për të qëndruar pak ditë. Ilario në katër vitet e fundit nuk është ndalur aspak duke përshkuar përveç shteteve të Europës edhe Afrikën, Azinë ndërsa 10 vite më parë përshkoi 21 shtete të Amerikës.Ilario tregon vendet e bukura por edhe të çuditshme. Vështirësitë janë gjithnjë të pranishme kur përshkon botën me një motor Vespa 53 vjeçar. Kjo foto është udhëtimi i Ilarios në një rrugë prej 100 km të gjatë e mbushur me ujë që u desh ta bënte në këmbë duke tërhequr edhe motorrin.

Kjo tabelë tregon se hienat janë të pranishme por Ilario rrezikoi në udhëtimin e tij apo edhe prania e këtij elefanti në një udhëtim tjetër. Nata më e rrezikshme është kur Ilario ndodhej në Afrikë dhe tre luanë i shkuan për vizitë në mes të natës tek çadra ku po flinte.Asnjëherë shtetet nuk janë ashtu siç i mendon. Nigeria dhe Kameruni kanë surprizuar Ilarion. Italiani që po bën realitet ëndrrën e tij për të shëtitur botën me një motorr thotë se defektet e Vespës i riparon vetë.

Kur COVID-19 mbërtheu botën dhe askush nuk dilte në rrugë, Ilario ndodhej në Iran. Aty iu desh të qëndronte për 8 muaj.Italiani ndodhet për herë të parë në Shqipëri ndërsa qyteti që i pëlqeu më shumë është Shkodra ku kaloi tre ditë me grupin e Vespave ndërsa bënë një udhëtim të gjithë bashkë nga qendra deri në Shirokë.


Prej katër vitesh nuk ka shkelur në Itali ndërsa tregon se çfarë i mungon më shumë.
Ilario ka një mesazh teksa thotë se popujt kudo në botë janë të dashur. Italiani që shkeli 102 shtete në total thotë se bota është më e bukur se nga çfarë shfaq media ndërsa i fton të gjithë që të udhëtojnë.

I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të vizitojë të gjithë shtetet e botës Ilario e ka një përgjigje.

Ilario Lavarra i cili ka marrë famë në shumë shtete të botës për udhëtimet e tij të bukura por edhe interesante në vendet më të çuditshme nuk ka asnjë plan afatgjatë. Italiani thjeshtë jeton momentin dhe shijon pafund udhëtimet e tij të gjata, bukuritë natyrore në vende të pashkelura apo edhe kulturat e historitë e pafundme të popujve! Përveçse një frymëzim për të gjithë italiani me eksperiencën e përjetuar është më shumë se një libër!

FOTO/ Kodiku i Korçës 11 shekullor, ekzemplari i vetëm në botë që e njohim pak

“Kodiku i Korçës” ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, në Fondin “Kodikët e Shqipërisë”, Dosja 93. I përket shek. X dhe përmban tekstin e katër Ungjijve. Përbëhet nga 308 fletë pergamene me përmasa 153 x 120 mm. Teksti i katër ungjijve është i shkruar në gjuhën greke në pergamenë të hollë, të punuar mirë, me ngjyrë të bardhë qumësht. Fletët 12, 92, 141, 225, përmbajnë miniaturat e 4 ungjillorëve dhe ndodhen të vendosura përballë fillimit të ungjijve gjegjës.


Sipërfaqja e shkruar e tekstit të katër ungjijve ka përmasa 105 x 75 mm dhe paraqitet në formë kryqi, një dukuri veçanërisht e rrallë në historinë e dorëshkrimeve bizantine.

Kodiku i Korçës 93 përbën një nga dorëshkrimet më të vjetër të kategorisë së kodikëve të shkruar në shkrim germëvogël Bouletée dhe me të gjithë tekstin e të katër ungjijve në formë kryqi. Të gjitha dorëshkrimet e tjera të kësaj kategorie të njohura deri më sot u përkasin periudhave të mëvonshme, nga gjysma e dytë e shek. XI deri në shek. XII.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se ky kodik ka vlerë të shumëfishtë për kulturën tonë. Pikësëpari, ai është produkt i qëllimit adhurues, që ka frymëzuar dhe mbështetur popullin e thjeshtë në sprovat e tij ndër shekuj. Për nga periudha historike, kodiku është i vendosur në mes të epokës Maqedonase, gjatë së cilës Bizanti njohu fuqinë dhe lavdinë më të madhe të tij. I prodhuar në Kostandinopojë, ai është përdorur në Mitropolinë e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet interes të përveçëm artistik dhe historik.


Nga njëra ana na jep një pamje interesante të prirjeve artistike që kishin punishtet libërshkruese të Konstandinopojës gjatë periudhës së quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetër, dëshmon për lidhjen në përgjithësi të mjedisit të Shqipërisë së sotshme me kryeqendrën kulturore të Bizantit.

Kodiku i Korçës nr. 93 përmban krijimtari pamore me estetikë të lartë dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi me ar, vlera kaligrafike të tekstit), karakteristike për artin e spikatur të periudhës së Dinastisë Maqedonase. Përmban tekste dhe pjesë të kulturës që shërbejnë si gjurmë të një dëshmie shumë të vyer për historinë e rajonit tonë dhe kontribuon në njohjen më të mirë të së shkuarës sonë të përbashkët.

Ky dorëshkrim gati 11 shekullor të shtyn në mendime, por edhe të ndërgjegjëson për barrën e rëndësishme historike që mbart me vete, duke zënë vend të përveçëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar.Meriton jo vetëm ta vlerësojmë dhe ta admirojmë, por mbi të gjitha t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve, ashtu siç i morëm nga paraardhësit tanë. Kryesisht për këto arsye, ky dorëshkrim u sendërtua në botim faksimile në vitin 2012, me bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale të Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Sherr me arme dhe leva në Tiranë/ Raportohen të lënduar

Një konflikt fizik me sende të forta ka ndodhur te ‘restorant Durrësi’ në Tiranë, ku për pasojë një prej të përfshirve në konflik është dëmtuar nga sendet e forta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Memo Meto pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet. Mësohet se një person më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur nga të shtënat.

Njoftimi i policisë:


Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Ja si ishte “Facebooku” i vitit 1983 në Shqipëri

Këto dy foto të rralla janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave .Ato i përkasin vitit 1983, të Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër, dhe tregojnë se si informoheshin qytetarët në atë kohë. Dallim tepër i madh nga kohët e sotme, ku të gjithë informohen ulur në shtëpitë e tyre nga smartphone-t përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë


Facebook-u i vitit 1983.

Bëni lajka dhe komente, mos rrini vetëm duke parë. Ose, thënë me gjuhën e Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër: “Shembulli i më të mirëve të na udhëheqë në punë për plotësimin e detyrave dhe zotimeve për vitin 1983!”. Shoqëria njerëzore shpesh frymëzohet prej shembullit të tjetrit, të më të mirit, në çdo aspekt të saj.

Mjetet e përhapjes së shembujve inkurajues janë të shumta: botimet tradicionale të shtypura, mjetet e informimit në masë, filmat apo fotografitë e, së fundmi, edhe rrjetet shoqërore si Facebook-u apo Instagram-i.Mirëpo, siç duket, ndryshon forma dhe emri, pasi fjala kyçe mbetet po ajo, në çdo kohë: Propaganda.


Rama për CNN: “Do të strehojmë rreth 4,000 afganë në Shqipëri”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë Shqipëria është rreth 4,000.Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2,000, që do të pasohen nga 2,000 të tjerë.

“30 vjet më parë kemi qenë në afganët për vëllezërit tanë italianë. Ndoshta kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalë për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit . Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert?”

2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.


COVID-19, në Greqi /Mbi 3 mijë të infektuar , 42 viktima në 24 orë

Shifra të larta infektimesh në Greqi. Në 24 orët e fundit edhe pse ka pasur një ulje në krahasim me dje, që ishin mbi 4 mijë raste, sërish infektimet mbeten në nivele të larta. Sot janë shënuar 3273 raste të reja me COVID-19 dhe 42 vdekje, ndërsa 332 qytetarë janë të intubuar. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 570.077 nga të cilët 51.1% janë burra. Me 42 viktimat e regjistruara sot që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 13,509 fatalitete, prej të cilave 95.3% kishin sëmundje tjetër ose ishin në moshën 70 vjeç e lart.


Emigroi ne Usa/ Por a do të rikthehet në televizion spikerja e njohur? Ja si përgjigjet Ilva Tare

Pak muaj më parë gazetarja Ilva Tare njoftoi se po largohej nga ekrani, të paktën për momentin. Në një deklaratë zyrtare në Euronews Albania, ajo tha se pas 25 viteve punë, kishte vendosur të shkëputej, për t’i dedikuar më shumë kohë bashkëshortit, Eduardit, dhe dy fëmijëve të tyre, Thomas dhe Melody. Ata janë zhvendosur në Washington, dhe gazetarja nuk i ka kursyer postimet në Instagram-in e saj.


E pyetur nga ndjekësit sesi ndihet këtë periudhë, Ilva u përgjigj: “E bekuar”, duke postuar foto me fëmijët dhe pamje të qytetit.

Sigurisht, e kanë pyetur edhe se kur do të kthehet në ekran, por duket se nuk e ka vendosur ende. “Më lër ta mendoj”, ka shkruar gazetarja.

Edhe në qershor, kur u largua nga Euronews, Ilva tha se po mbyllte një kapitull e se nuk e përjashtonte mundësinë e rikthimit, në një moment tjetër.

Për momentin, duket se po e shijon kohën me familjen dhe jetesën në Washington, ndaj mbetet të presim për ta parë sërish në ekran e për të zbuluar se logon e cilit televizion do të zgjedhë gazetarja.


Humbi të birin pas shembjes së ndërtesës/ Babai kërkon ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri: “Ne duam drejtësi”

I dobët, me dhimbjen që mund t’i dallohet në sy dhe me pamundësinë për të ndryshuar realitetin e trishtë, Genci Tila, i ati i Aronit 4-vjeçar që u nda nga jeta ditën e djeshme, pas shembjes së ndërtesës ku banonin, kërkon drejtësi.

“Ne duam drejtësi. Ne kishin ardhur në Torino për të filluar një jetë të re dhe sot kishim një takim për të gjetur një shtëpi tjetër sepse në atë vend asgjë nuk funksiononte si duhet. Në mëngjes mund të nuhasje erën e gazit “.


40-vjeçari shqiptar, i cili ditën e djeshme priti me orë të tëra jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat, pasi i biri u nxor nga tronditja që pësoi kaloi natën në spital. Për ta mbështetur atë gjendet kushëriri i gruas Qemal Çupi, i cili rrëfen që ata sapo ishin zhvendosur në Torino. Tani ata kërkojnë ndihmë me dokumentet dhe mbi të gjitha ndihmë për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri.E ëma e Aronit, Nertila Tila e cila ndodhej me të voglin në momentin që në ndërtesën ku jetonin ra zjarri, gjendet ende në spital.Ndërtesa dy katëshe u shemb ditën e djeshme, pasi kishte një rrjedhje gazi në një nga 6 apartamentet të cilat banoheshin nga shqiptarë ose rumunë. Si pasojë e incidentit humbi jetën 4 vjeçari Aron Tila dhe mbetën të plagosur nëna dhe 2 persona të tjerë.


“Ata erdhën nga Napoli, në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit kishte gjetur punë në një kompani si punëtor, ku ditën e djeshme ishte dita e parë e punës. Por për fat të mirë – vazhdon Çupi – dy fëmijët e tjerë nuk ishin në shtëpi. Të dy fëmijët e tjerë gjendeshin tek një i afërm”.