Me Mbappen në skuadër – formacioni i Real Madridit do të mund të ngjallte ‘frikë’ ,cilësia e sulmit do ishte vrastare !

Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Kylian Mbappen në këtë verë. Los Blancos tashmë kanë bërë ofertë rreth 160 milionë euro për sulmuesin, mirëpo Paris Saint-Germain e ka refuzuar. Por, dëshira e fituesit të Kupës së Botës me Francën është që të kalojë te Real Madridi, pavaresisht se ende nuk ka marrëveshje mes të dyja klubeve.

PSG nuk dëshiron ta shesë lojtarin,por problem ngelet kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ylli boteror ,mund të largohet si lojtar i lirë. Kështu, Real Madridi tashmë është në dijeni për dëshirën e Mbappes që të kalojë në radhët e tyre,keshtu qe mund të pres deri në janar të vitit të ardhshëm për të arritur marrëveshje zyrtare. Me transferimin e tij te skuadra spanjolle, do të ndryshohej totalisht formacioni i mbretërve te Europes,pasi cilësia e sulmit do ishte vrastare !