Ja si ishte “Facebooku” i vitit 1983 në Shqipëri

Këto dy foto të rralla janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave .Ato i përkasin vitit 1983, të Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër, dhe tregojnë se si informoheshin qytetarët në atë kohë. Dallim tepër i madh nga kohët e sotme, ku të gjithë informohen ulur në shtëpitë e tyre nga smartphone-t përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë


Facebook-u i vitit 1983.

Bëni lajka dhe komente, mos rrini vetëm duke parë. Ose, thënë me gjuhën e Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër: “Shembulli i më të mirëve të na udhëheqë në punë për plotësimin e detyrave dhe zotimeve për vitin 1983!”. Shoqëria njerëzore shpesh frymëzohet prej shembullit të tjetrit, të më të mirit, në çdo aspekt të saj.

Mjetet e përhapjes së shembujve inkurajues janë të shumta: botimet tradicionale të shtypura, mjetet e informimit në masë, filmat apo fotografitë e, së fundmi, edhe rrjetet shoqërore si Facebook-u apo Instagram-i.Mirëpo, siç duket, ndryshon forma dhe emri, pasi fjala kyçe mbetet po ajo, në çdo kohë: Propaganda.