Emigroi ne Usa/ Por a do të rikthehet në televizion spikerja e njohur? Ja si përgjigjet Ilva Tare

Pak muaj më parë gazetarja Ilva Tare njoftoi se po largohej nga ekrani, të paktën për momentin. Në një deklaratë zyrtare në Euronews Albania, ajo tha se pas 25 viteve punë, kishte vendosur të shkëputej, për t’i dedikuar më shumë kohë bashkëshortit, Eduardit, dhe dy fëmijëve të tyre, Thomas dhe Melody. Ata janë zhvendosur në Washington, dhe gazetarja nuk i ka kursyer postimet në Instagram-in e saj.


E pyetur nga ndjekësit sesi ndihet këtë periudhë, Ilva u përgjigj: “E bekuar”, duke postuar foto me fëmijët dhe pamje të qytetit.

Sigurisht, e kanë pyetur edhe se kur do të kthehet në ekran, por duket se nuk e ka vendosur ende. “Më lër ta mendoj”, ka shkruar gazetarja.

Edhe në qershor, kur u largua nga Euronews, Ilva tha se po mbyllte një kapitull e se nuk e përjashtonte mundësinë e rikthimit, në një moment tjetër.

Për momentin, duket se po e shijon kohën me familjen dhe jetesën në Washington, ndaj mbetet të presim për ta parë sërish në ekran e për të zbuluar se logon e cilit televizion do të zgjedhë gazetarja.