“Çmendet “i moshuari ne Greqi/ Ndjek fëmijët e lagjes me thikë në dorë

Një 62-vjeçar u arrestua nga policia në Greqi pasi akuzohet se mori thikën në orët e mbrëmjes dhe shkoi në parkun pranë shtëpisë së tij të mbushur me fëmijë. Ai iu drejtua atyre me thikë ndërsa fëmijët menjëherë u shpërndanë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e tij. 62-vjeçari i tha policisë se nuk mund të flinte për shkak të zhurmave të shumta të fëmijëve çdo natë.