COVID-19, në Greqi /Mbi 3 mijë të infektuar , 42 viktima në 24 orë

Shifra të larta infektimesh në Greqi. Në 24 orët e fundit edhe pse ka pasur një ulje në krahasim me dje, që ishin mbi 4 mijë raste, sërish infektimet mbeten në nivele të larta. Sot janë shënuar 3273 raste të reja me COVID-19 dhe 42 vdekje, ndërsa 332 qytetarë janë të intubuar. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 570.077 nga të cilët 51.1% janë burra. Me 42 viktimat e regjistruara sot që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 13,509 fatalitete, prej të cilave 95.3% kishin sëmundje tjetër ose ishin në moshën 70 vjeç e lart.