Covid merr trajektore të frikshme ne Greqi/ Ja cilat janë zonat që po “fundosen” nga rastet e reja…

Greqia po përjeton një rritje rekord të rasteve të rejame Covid për shkak të variantit Delta. Atika shënoi sërish një numër të lartë të infektuarish edhe pas dy javësh. Pandemia mund të jetë ende në nivele relativisht të kontrolluara në dy qendrat kryesore urbane, pasi 259 infeksione të reja u zbuluan në Athinë dhe 402 në Selanik, por Peloponezi dhe Kreta janë zonat që po “fundosen” nga rastet e reja. Peloponezi ka qenë në lupën e ekspertëve për disa ditë për shkak të përhapjes madhe të rasteve të reja. Gjithsej 591 raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit në Rajonin e Peloponezit sipas protothemas