Dhunonte të ëmën/ Arrestohet 45-vjeçari në Pogradec

Një 45-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi dhunonte nënën e tij të moshuar. Dyshohet se ndaj gruas 79-vjeçare ai ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike por edhe psikologjike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases Q. B., 79 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: