Hodhi gaz lotsjellës në koncertin ku këndonte Bregoviç në Korçë/ Lihet në burg 21-vjeçari Leka

Redon Leka, 21-vjeçari i cili tentoi të prishte performancën e këngëtarit Goran Bregoviç duke hedhur kapsollë me gaz lotsjellës, gjatë Festës së Birrës në Korçë, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata. Seanca u mbajt sot në orën 10:30, ndërsa ishte prokuroria që kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.