Jahti i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Sarandë / Shijon bregdetin Shqiptar (Foto)

E kush mund të mos përfitojë nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh më i pasuri i botës? Nuk ka se si të ndodhë, prandaj edhe super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigant “Flying Fox” në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.
Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak të zonës së kufizuar.
Mbi jaht është edhe helikopteri ku miliarderi mund të hipë për të shijuar bregdetin shqiptar.

“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë.

Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit. Një tjetër veçanti e “Flying Fox” është pishina 12 metra, e cila shkon tërthor në kuvertën kryesore, e para për një super jaht të kësaj madhësie, teksa ka gjithashtu edhe një pistë helikopteri në të