“Tërbohet” 47-vjeçari ! I jep para të miturës për të bërë seks ,më pas dhunon komshien…

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 47-vjeçar pasi i ka ofruar para një vajze të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale S.G pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës”. Por jo vetëm kaq pasi ky shtetas ka dhunuar edhe dy djemtë e tij dhe i ka hyrë me forcë në shtëpi komshies së tij dhe ka ushtruar dhunë fiizke ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.