Rama: “Afganët që do të vijnë në Shqipëri janë artistë, gazetarë, kineastë dhe yje filmash”

I pyetur nga gazetarja e CNN Bianna Golodryga, nëse u ndikua nga fakti që afganët janë myslimanë dhe vijnë nga një regjim shtypës, që t’i mirëpresë, kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrën apo besimin.

“Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoksë. Kemi një më të vogël që mund të zgjedhë të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime.

Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës”, tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria u detyrohet që t’i japë strehë, nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden në këtë situatë për këtë popull:

“Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi. Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë.

Si do të na shohin nëse i lëmë në baltë këta njerëz? Çfarë do të ndodhë nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar”.

“Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, profilet e tyre mund të shihja artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix, filmave.

Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë dhe ëndrrave dhe shpresave.

Duke iu thënë që në 5 vitet që vijnë do përpiqemi t’ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat, shpresat dhe ata vetë” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: