Revoltohet mjeku Tritan Kalo: “Merruni me situatën në autobusët tanë më keq se në Kabul, pa kondicionerë dhe që ecin si breshkat”

Mjeku Tritan Kalo ka shprehur kritika të forta në lidhje me gjendjen e autobusëve në Tiranë, ku përveçse vonojnë në stacion janë të mbingarkuar duke u bërë një burim i përhapjes së infeksionit. Këto kritika Kaloi a ka adresuar kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, ku u kërkon të merren me situatën në linjat e autobusëve në Tiranë pasi qytetarët edhe pse taksapagues të rregullt, por ndihen si në Kabul kur jetojnë në Tiranë.


Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…. Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….Ju falemimderit për mirëkuptimin tuaj edhe në këtë rast!!!!”, shkruan Kalo.