16-vjeçarja bën namin në Pogradec,hyn me të miturën brenda një banese dhe marrin dollarë e dinarë

Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 16-vjeçare pasi në bashkëpunim me një të mitur janë futur brenda një banese për të vjedhur. 16-vjeçarja dhe shoqja e saj kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.