Viti i ri akademik, Rama: “Vaksinimi për pedagogët dhe studentët do të bëhet i detyrueshëm ,kush nuk do ta bëj qëndron jashtë”

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një inspektim në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 në Tiranë. Rama është shprehur se mund të vijë momenti që vaksinimi i studentëve të bëhet i detyrueshëm, pasi numri i të infektuarve është rritur.Rama tha se, si studentët edhe pedagogët duhet të vaksinohen, pasi janë në ambient me shumë persona. Kush nuk dëshiron të bëj vaksinën duhet të largohet nga auditori deri në momentin që s’do ekzistojë më virusi, tha Edi Rama.


“Duhet të komunikojmë që mund të vi momenti duke pasur parasysh se cfarë po ndodh, që vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Do duhet që tju komunikohet që nëse vjen momenti mos thonë pse nuk na thatë. Këtu nuk ka dua apo nuk dua.

Për të gjitha ata që kanë të bëjnë me shumë persona është një përgjegjësi. Studentët do të vaksinohem edhe me pedagogët nuk ka nuk dua. Kanë përgjegjësi të mbrojnë dhe të tjerët dhe shteti ka përgjegjësi të mbroj ata që janë vaksinuar. Ai që nuk do ta bëj mos e bëj, por do rrij jashtë deri kur të mos ketë më virus. Një pjesë e madhe e ka bërë të detyrueshme dhe patjetër që edhe këtu për disa kategori do të bëhet e detyrueshme” tha Rama ndër të tjera.