Mbërrijnë në Spital të plagosurit e aksidentit tragjik në Muzinë /VIDEO

5 jetë të humbura dhe disa të plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidentit në Qafën e Muzinës, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Mesohet se qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që pas përplasjes me një makinë tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Ja pamjet e momentit të mbërritjes në spitalin e Gjirokastrës të të plagosurve.


Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një “Land Rover” që drejtohej nga një grua. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë.

Njoftimi i Policise se Shtetit

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.