Me “Land Rover” me qira, 22-vjeçarja hodhi në greminë furgonin! Kjo është makina që goditi furgonin

Një aksident tragjik ndodhi sot në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë, në Qafë Muzinë ku furgoni i linjës Tiranë-Sarandë u përplas me një “Land Rover” dhe përfundoi në greminë. Ndërkohë, mësohet se vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.