Policia e Gjirokastrës: 5 jetë të humbura nga aksidenti tragjik/ Momenti kur e plagosura në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë dërgohet në spital

Policia e Gjirokastrës fillimisht ka konfirmuar vdekjen e 4 personave nga aksidenti në Muzinë. Por pak më vonë përmes një njoftimi tjetër, thuhet se bilanci është rritur duke shkuar në 5 persona. Ndërroi jetë edhe një tjetër pasagjer i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë. Ndersa zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër ku mendohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një “Land Rover” që drejtohej nga një grua. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë.

Njoftimi i i Policise :Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: