Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, do të shiteshin për 10 mijë euro. Arrestohet 50 vjeçari

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion, duke goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Në kuadër të operacionit “Furnitori” në p ranga është vënë shtetasi Arben Elezi 50 vjeç, i cili u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat do t’i shiste kundrejt çmimit prej 10 mijë euro. 50-vjeçari u ndalua në Shkafanë të Durrësit dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Njoftimi i policisë :


Policia e Durrësit godet një tjetër rast të veprimtarisë k riminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme k riminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro. A rrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë k riminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Furnitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u a rrestua në flagrancë shtetasi Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin Arben Elezi, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari k riminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.