Tentoi të përdhunonte 41-vjeçaren në Pogradec/ Ndalohet 46-vjeçari nga Tirana

Një 46-vjeçar është ndaluar pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një 41-vjeçare në Pogradec.Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2021, ku në bazë të denoncimit të 41-vjeçares, 46-vjeçari G. O., banues në Tiranë ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Policia ka ndaluar 46-vjeçarin dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, i cili pritet të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.