Topless në protestë, 31-vjeçarja britanike: “E bëra për vëmendje, që njerëzit të…

Ndryshimet klimaterike nxitën protesta në Londër. Kujtojmë se në atë manifestim që u mbajt disa ditë më parë, sytë të gjithë i kishin tek një vajzë e cila doli nudo.Mediat vendase shkruajnë se 31-vjeçarja Laura Amherst, e zhveshur dhe në mes të dekoltesë shkruante “zgjohu”. Pasi të gjithë folën për të dhe prezencën e saj ndryshe nga të tjerët, 31-vjeçarja dha një deklaratë për mediat vendase.

Besoj që ishte gjë pozitive ajo që bëra. Njerëzit më përgëzuan, veçanërisht gratë. Unë nuk paguhem për këtë, por e bëra për vëmendje, që njerëzit të ndërgjegjësohet se vetëm ne mund ta shpëtojmë planetin”, deklaroi ajo.