Europa League,short i balancuar pa përballje të forta/ Ja grupet dhe ballafaqimet e ekipeve

Shorti ishte i balancuar edhe për fazën e grupeve të Europa League. Në grupin A Olympique Lyon, Rangers, Sparta Praga dhe Brondby i Danimarkës. Francezët janë favoritja kryesore në këtë grup.

Grupi B është edhe një nga më interesantët e këtij kompeticioni pasi “përplasin brirët” Monaco, PSV Eindhoven, Real Sociedad dhe Sturm Graz.

Napolin është në grup me anglezët e Leicester City-t do të ketë si kundërshtarë edhe Spartakun e Moskës dhe Legian e Varshavës skuadër ku luajnë edhe dy ish-futbollistët e Tiranës, Muçi dhe Çelhaka.


Në grupin D bëjnë pjesë ekipe si Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahce dhe belgët e Antwerp.

I luftuar do të jetë kualifikimi në grupin E, ku përveç Lazio bëjnë pjesë edhe Lokomotiva e Moskës, Olympique Marseille dhe Galatasaray.

Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets dhe Midtjylland janë në grupin F.

Ferencvaros i Myrto Uzunit do ta ketë të vështirë në grupin G me gjermanët e Bayer Leverkusen, Celtic Glasgow dhe Real Betis.

Në grupin H favoritë dukën anglezët e West Ham të cilët janë shortuar me Dinamo Zagreb, Genk dhe Rapid Viena. Ky sezon vjen me një format ndryshe. Nga 48 skuadra dhe 12 grupe që ishin më parë do të jenë vetëm 8 grupe dhe 32 skuadra.


8 ekipet që do të klasifikohen në krye të grupit kalojnë në fazën e 1/8-ave ndërsa 8 skuadrat e renditura në vendet e dyta do të përballen me 8 skuadrat që vijnë nga Champions për të përcaktuar 16 ekipet që do të marrin pjesë në raundin e 1/8-ave.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve të këtij edicioni të Europa League do të zhvillohen në datën 16 Shtator.