FOTO/ Afganët e parë ulen në tokën shqiptare

Pritja e 121 afganëve të parë është raportuar edhe nga agjencitë e huaja të lajmeve. Një ndër to është edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters e cila ka raportuar për mbërritjen e afganëve në vendin tonë. Mes 121 afganëve mësohet se ka aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.

Sipas një vendimi të miratuar të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”.Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojnë deri në 1 vit në Shqipëri.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: