Konfirmohet Taulant Balla dhe Spiropali,ruajnë postet, Rama: “Mbështetje të plotë për ta”

Kryeminsitri Edi Rama ka konfirmuar se Elisa Spiropali do të jetë edhe në qeverinë “Rama 3” në detyrën e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.Gjithashtu Rama ka konfirmuar në detyrë edhe Taulant Ballën, i cili do të jetë sërish kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje”, tha Rama.