E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja e denoncon, dhe çon në pranga 31-vjeçarin që e kishte përdhunuar…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili u denoncua nga një vajzë e re e cila pretendon se është përdhunuar prej tij. Në pranga ka rënë në kushtet e flagrancës shtetasi me inicialet A. Sh. Burimet nga Policia thanë se një 26-vjeçare ka depozituar kallëzim penal ndaj djalit 5 vite më të madh, duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.