Mark Marku dha dorëheqjen/ Ja kush është deputetja e opozitës parlamentare që e zëvendëson dhe rikthehet në parlament

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka njoftuar ditën e sotme përmes një editoriali lënien e mandatit të deputetit. Heqja drë nga mandati i hap rrugën kandidates pasues në listë me numrin më të madh të votave, e cila është Elda Hoti.Hoti ka qenë pjesë e opozitës së re pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, ku pranoi të merrte mandatin e Viktor Tushajt në radhët e LSI-së të cilët e quajtën “tradhëtare”…

Tashmë ajo kthehet sërish në Kuvendin e Republikës, por tashmë me një sigël të re partiake atë të PD-së. Në një emision Elda Hoti është shprehur se zgjedhja për të mos djegur mandatin e deputetit ka ardhur për të ruajtur interesat e vendit. Hoti befasoi me përgjigjen e saj kur tha që nuk e dinte kur është krijuar LSI, partia me të cilën mori mandatin.

Pas dorëheqjes së Mark Markut, Elda Hoti vjen në parlament kësaj radhe jo nga listat e LSI por nga lista e partisë demokratike (kandidate e Partisë Republikane). Duket se fati e përndiqka gjithmonë 29 vjeçaren e cila punën e saj të parë e kishte deputete.