Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: “PD mbron vetëm interesat e Bashës dhe Berishës”

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri. Ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të cilin ia besuan qytetarët e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, pasi partia po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës. Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” mësohet të ketë deklaruar Marku në fjalën e tij të dorëheqjes.