Oreksi vjen duke ngrënë, Rama shpreh ambicien : “Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025”

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur deputetët e rinj dhe të vjetër në pallatin e Brigadave. Rama është shprehur se do të nisë puna për dy fitoret e tjera atë të zgjedhjeve të vitit 2023 dhe të vitit 2025. Sipas Ramës mandati i tretë do të jetë më i vështiri për PS.

“Të gjithë ata ndër ju që gjatë mandatit të tretë do të kenë mundësi të përfshihen në punët e mëdhaja të ekzekutivit të qeverisë. Tani nis njëkohësisht në tre hapësirat e ushtrimit të detyrave tona, puna e madhe për dy fitoret tjerë, shumë të rëndësishme, zgjedhjet vendore të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Ajo siç ishte fitorja e këtyre zgjedhjeve, ajo më e vështira sipas meje , për të gjitha arsyet që i kemi ndarë, ashtu dhe mandati i tretë do të jetë më i vështiri i rritjes së PS. Mandati i tretë do të jetë një sfidë shumë e madhe në vetvete”, tha Rama.