“Ruçi do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë”Rama :”Askush nuk e zë dot vendin e tij “

Fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama e ka nisur duke thënë se askush sdo ta zërë vendin e Gramoz Rucit, duke theksuar se ai do të jetë në krahun e tij të djathtë.

Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që po pulli shqiptar i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë. Ai do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Askujt të mos ivijë keq askush se zë dot atë vend”, tha Rama.


Rama tha me tej se ato do të vazhdojnë që të jenë të gjithë një skuadër për të përmbushur misionin e PS-së në krye të punëve të këtij vendi. Rama tha se të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë.

‘Shumë prej jush të tjera janë dhe nuk do të jenë në qeveri. Ne do të jemi një skuadër dhe ndryshimet do të jenë në funksion të skuadrës që di t’ia dalë të jetësoj misionin e PS-së që të jetë në kry të punëve të vendit. Nuk do të jetë e tepërt që të falenderoj deputetët që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend në periudhën e vështirësive më të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike, tërmeti dhe pandemia, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive të opozitës deri në djegien e mandateve. Puna nuk u ndërpre uniteti i grupit parlamentar nuk u vu asnjëherë në pikë pyetje. Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti. Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot.‘- tha Rama.