Rama dhe Manastirliu vizitojnë afganët në Durrës: “Tani filloni të mësoni shqip” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite shtetasit afganë, që mbërritën në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë strehuar në Durrës. Gjatë vizitës së tij, Rama ka zhvilluar diskutime me afganët e ardhur në vendin tonë, si dhe iu ka dhuruar fëmijëve disa lodra. Ai u kërkoi atyre të mësojnë shqip.

Gëzuar ditëlindjen. Ju sollëm disa gjëra të vogla. Tani duhet të fillojnë të mësojnë shqip,” tha Rama.

Gjatë bisedës me një afgane, ajo shprehu mirënjohjen për mikpritjen në Shqipëri duke rrëfyer se si i duket largimi nga Afganistani, ku vendi është nën regjimin taleban që prej 15 gushtit.

“Me shumë vështirësi, por ia dolëm. Duam t’ju falenderojmë për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz në një kohë të papritur, por kolegët tuaj kanë bërë një punë të mrekullueshme këtu. Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është. Nuk ka qenë e lehtë për të qenë të ndershëm, ende duket joreale, duket si një makth. Por realiteti është ky që është. Duket si të vish nga ferri në parajsë”, tha ajo.