Ronaldo kthehet në shtëpi/ Nënshkruan me dashurinë e vjetër ,Manchester United

Cristiano Ronaldo rikthehet në shtëpi. Ylli portugez ka arritur marrëveshje me Manchester United. Lajmin e konfirmoi klubi i Manchester, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe tani priten vetëm detajet e fundit. Klubi anglez postoi në rrjetet sociale kolazh fotosh të CR7, me frazën “Mirësevjen në shtëpi”. Sipas mediave britanike, ishte telefonata e Sir Alex Ferguson ajo që bindi 36-vjeçarin të zgjidhte United përpara Manchester City-t. Cristiano Ronaldo kalon kështu te Manchester United, klub me të cilin ka luajtur në periudhën 2003-2009.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritej të transferohej të Manchester City deri mëngjesin e sotëm, por në mesditë negocjatat mes dy palëve ishin prishur, shkruan The Guardian.

NJOFTIMI

Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventus për transferimin e Cristiano Ronaldo, në varësi të kushteve personale, vizës dhe analizave mjekësore.

Cristiano, pesë herë fituesi Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Kampionatin Europian për Portugalinë e tij të lindjes.