Ti mund të vishesh bukur, por jo si ky çift të moshuarish që po bëjnë namin në rrjetet sociale

Një çift nga Gjermania na dëshmon se plakja është po aq e lezetshme sa adoleshenca. Me stilin e tyre të patëmetë në modë, nuk është për t’u habitur se Britt Kanja dhe Günther Krabbenhöft po shkaktojnë një trazirë në internet. Çifti i të moshuarve ka grumbulluar mijëra ndjekës në rrjeteve sociale falë stilit të tyre të veçantë


Britt Kanja mund të konsiderohet si një nga gratë më me stil në Berlin. Me profesion si kërcimtare, ajo ka shëtitur në të gjithë botën. Në mesin e viteve ’80, themeloi në Berlin 90°Club, i njohur për festat e çmendura.

Britt thotë se frymëzohet nga Audrey Hepburn dhe i dizenjon vetë veshjet. Merr pjesë nëpër evente mode dhe në ditë të zakonshme, e sheh të lëvizë me skuter ose patina nëpër rrugët e Berlinit.

Britt dhe Günther ndajnë një dashuri për modën dhe, padyshim, shijen e shkëlqyeshme.


Britt thotë se i dizajnon rrobat vetë dhe se kalon shumë kohë për të zgjedhur materialet. Günther u bë viral dhe madje u quajt “Gjyshi Hipster”. Fotot e tyre janë të realizuara deri në detaje, ndërsa ata kombinohen në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin.