Tronditet Shkodra / Ekzekutohet me armë zjarri një person ,ishte duke lëvizur me automjetin e tij

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Reç të Shkodrës.Mesohet se viktima është Sokol Çela. Ndaj tij është qëlluar teksa po drejtonte makinën. Pasi u qëllua Çela është transportuar në spitalin e Shkodrês ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Atentati ka ndodhur ne kohen kur viktima ka qene duke levizur me automjetin e tij.

Policia Shkoder, Malësi e Madhe/ Informacion paraprak


Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.