Teuta mposht Vllazninë, rrëmben superkupën e Shqipërisë

Teuta është shpallur për të dytin edicion radhazi fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi ka fituar sot përballë Vllaznisë këtë trofe që hap zyrtarisht sezonin futbollistik në Shqipëri. Përkundër gjithë kritikave për paraqitjen e saj në Europë, Teuta është rikthyer, Durrsakët kanë fituar pastër në shifrat 3-0 ndaj Vllaznisë. Dy golat e para ishin dhurata nga shkodranët. Fillimisht Zogovic me gafën qesharake duke i dhuruar golin Aleksit, me këtë të fundit që festoi te tifozët shkodran duke i provokuar disi.Ndërkohë goli i dytë i Grudës erdhi pas gabimit të Gurishtës. Si për të përmbyllur takimin në minutën e fundit mendoi Plaku pas super pasimit të Kallakut, duke shfrytëzuar mundësinë për të përmbyllur këtë përballje.


TEUTA-VLLAZNIA 3-0
57′ Aleksi, 62′ Gruda, 90’+4′ Plaku