Dita e parë e afganëve në Tiranë/ Nuk “humbin” kohë, dalin shëtitje në Qytet Studenti (Foto)

Qyteti Studenti ka nisur të popullohet me banorët më rinj që janë 154 shtetas afgan mbërritur në vendin tonë mëngjesin e kësaj të shtune.Ata janë vendosur në godinat 11-12 në mënyrë që të kenë afër menzën dhe qendrën shëndetësore.
Ata shihen duke shëtitur në “Qytet Studenti”, në zonën që për ta është shndërruar tashmë si një shtëpi e dytë. Gratë të veshura me veshjen e tyre karakteristike, me shami dhe me maska mbrojtëse anti-covid lëvizin grupe-grupe, ndërsa më të gëzuarit janë fëmijët. Shëtitja e tyre tërheq jo pak vëmendjen e vendasve, ndërkohë që në zonë ka edhe një numër të lartë të efektivëve të policisë.