Boboshtica braktiset, fshati me shtëpi të reja por bosh/ “A do na kthehen fëmijët ?!

Çatitë e kuqe, tregojnë se në Boboshticë të Korçës, shtëpitë janë të reja ose të rikonstruktuara së fundmi.
Por veç atyre që janë kthyer në bujtina e taverna, të tjerat nuk kanë gjallëri. Vetëm në disa ka njerëz, e tjerat qëndrojnë të kyçura pjesën më të madhe të vitit.

“Ja ne pleqtë jemi.”
Në 3 dekada liri lëvizje, banorët janë larguar në masë.


Në Boboshticë kanë mbetur kryesisht të moshuar.
“Tani që erdhi demokracia ikën se nuk kanë punë. Për punë ikën se vendi është shumë i mirë.”

“Këtu janë tani rreth 240 pleq. Tani a do kthehen të rinjtë nuk e di.”
“Të gjithë të rinjtë që kanë ikur janë inteligjentë.”

Një pjesë i shohin bijtë e nipërit vetëm në ditë të shënuara, pasi prej vitesh jetojnë e punojnë në vende të huaja.

“Të gjitha të mirat i ka, afër qytetit. Jemi kënaqur.”
Banorët e mbetur kujtojnë ditët kur fshati gëlonte nga të rinjtë, që siç thonë u larguan për një jetë më të mirë dhe nuk dinë ta thonë nëse do të kthehen sërish një ditë.

Ndaj u mbetet të jetojnë me historinë.
“Boboshtia është një fshat shumë i bekuar se ka qenë i ndërtuar në këtë mënyrë që ka rreth 1 mijë rrënjë mana, ka shumë kaçka, ka ujë 24 orë dhe është një fshat i pastër. Është një fshat që ka 8 Kisha, ka 5-6 taverna, që vijnë nga të gjitha rrethet këtu.”

Largimi i të rinjve është një fenomen i shtrirë në të gjithë vendin nga i cili nuk kanë shpëtuar as zonat me potenciale turistike si Boboshtica/ Ora News/