Këtë fundjavë ose kurrë”/ Real Madrid ultimatum Parisit për Mbappe

Këtë fundjavë ose asnjëherë”, ky është ultimatumi, që Real Madrid i ka vendosur PSG për transferimin e Kylian Mbappe. Në Paris prej dy ditësh ka mbërritur një ofertë prej 180 milionë eurove, pasi 160 milionët e parë u refuzuan.Dje Leonardo la të kuptonte se do më shumë për Mbappe, kur u shpreh se situata është e njëjtë, siç u shpjegua në intervistën për mediet disa ditë më parë. Ata presin një ofertë edhe më të lartë, por në Madrid lëvizin ndryshe.

Le Parisien bën me dije se Leonardos dhe Al Khelaifit i është bërë e qartë se nëse marrëveshja për Mbappe nuk mbyllet deri nesër, atëherë nuk ndodhë më.

Të hënën Mbappe shkon në grumbullim me Francën dhe e bën më të vështirë kalimin e mundshëm në Madrid kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga fundi i merkatos. Gjithsesi, trajneri Deschamps ka treguar se do ishte i gatshëm ta lironte Mbappe në rast se do firmosë me Realin.