Nesër fillon edicioni i tetë i ‘KokoFest’ në Korçë

Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KOKO FEST” vjen me edicionin e tij të 8-të. Teatri lokal “Andon .Z .Çajupi” në Korçë mirëpret zhvillimin e këtij eventi nga data 29 gusht deri më 4 shtator, një organizim nga “Qendra Kulturore Vangjush Mio” dhe Teatri i Korçës


Premiera e komedisë së suksesshme “Vdis duke qeshur” do të çelë natën e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë. Blerta Belliu, drejtore e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” e cila është njëherësh edhe organizatorja e këtij eventi shrehet se “përzgjedhja nuk ka qenë e lehtë, por është bërë duke pasur parasysh shfaqje të suksesshme”.

Puna ka qenë e vështirë, sepse për shkak të pandemisë shumë teatro nuk kanë zhvilluar aktivitet. Ka pasur vështirësi për të përzgjedhur trupa të mira dhe shfaqje cilësore, aq më tepër dhe në zhanrin e komedisë pasi për dy vjet shfaqet janë mbajtur on-line”, u shpreh ajo.

Për shkak të pandemisë edicioni i 7 u organizua në ambiente të jashtme, ndërsa këtë vit është menduar që shfaqjet e përzgjedhura të zhvillohen në ambjente të brendshme të teatrit duke respektuar të gjitha rregullt ndaj pandemisë duke patur një publik të redukuar.


Aktorët si Ndriçim Xhepa, aktorja Eva Alikaj, regjisori Qëndrim Rijani, etj do të jenë pjesë e jurisë prestigjioze për të ndarë çmimet. /atsh/


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.