Botërori “Katar 2022” /Edy Reja zbardh listën listën për tre kualifikueset e shtatorit…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, për 3 ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator, transfertën polake dhe dy ndeshjet në Elbasan ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehet në listë 18 vjecari nga Roskoveci Ramen Çepele si dhe Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.


Nuk mungojne edhe te perhershmit, mesfushoret fierake, Odise Roshi dhe Keidi Bare

Gjithashtu vlen të theksohet se në Kombëtare është rikthyer edhe Enea Mihaj, i cili aktivizohete te PAOK-u në Greqi. Mbrojtësi mungoi për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimit.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: