ISIS e vrau 3 ditë më parë/ Fotoja e ushtares amerikane bëhet virale,me foshnjen afgane

Janë identifikuar 13 ushtarët amerikanë që u vranë nga ISIS në Kabul 3 ditë më parë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes tyre ka qenë një femër. Nicole Gee është fotografuar më herët teksa mbante një fëmijë afgan në krah, por detyra e saj u ndërpre.

Fotoja e cila tashmë është bërë virale, thuhet se është bërë pak ditë para sulmit, teksa ushtarja po shoqëronte një varg të evakuuarish, ndërsa ata hynë në stacionin e ngarkesave të një C-17 Globemaster për të ikur nga Afganistani. Komanda Qendrore Amerikane konfirmoi të Premten vonë se një sulm me dron kishte eliminuar arkitektin e dyshuar të sulmit në aeroport, një anëtar i ISIS-K në provincën Nangahar. Sulmi thuhet se vrau një individ, dhe zëdhënësi i Marinës, Kapiteni Ëilliam Urban tha se ata nuk dinin për viktima civile.