Shpërthen Aktori Zef Deda për Mark Markun: “S’duhet të largohej por të luftonte, Rama diktator mafioz dhe dëm i madh për demokracinë”

Zef Deda ka reaguar lidhur me dorëheqjen e deputetit të zgjedhur demokrat Mark Marku dy ditë më parë. Aktori i njohur i humorit shprehet se pedagogu duhet të qëndronte në Partinë Demokratike dhe brenda Parlamentit për të vijuar më tej betejat e nisura nga “selia blu”. Ndër të tjera ai e konsideron Partinë Socialiste si një force politike kriminale dhe kryeministrin Edi Rama si diktator.


Marku nuk duhej te largohej por te rrinte e te luftonte kunder mafjes se rilindjes kriminale, kanabiste, korruptive dhe te sjellin lirine, demokracine, zhvillimin, mireqenien e popullit dhe atdheut tone te shume vuajtur …megjithe ate eshte mendimi i tij”, shkruan Deda në një replikë në gazetën Drita.

“Eshte mjeshtri e sigurimit te PS denigrimi dhe mashtrimi i elementeve…per te shpartallu te djathten …prandaj qeverisin tesh 22 vjet si diktatore mafioz…Rama…e PS…jane dem i madh i demokracise…PD duhet te forcohet reformohet dhe te ngreje dinjitetin e popullit..drejte lirise demokracise Europiane…”, nënvizon Deda.

Aktori në përmbyllje shkruan: “Megjithate zoti e forcofte kombin… shqipetare