Arbër Çepani konfirmon lidhjen me ish-Miss Shqipëria… (foto)

Arbër Çepani e ka mbajtur gjithmonë jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Mirëpo, së fundmi ish banori i Big Brother ka pranuar se është në një lidhje dashurie me bukuroshen e njohur shqiptare, Arnita Beqiraj. Arnita është e njohur si Miss Shqipëria 2010. Ish fituesi i Big Brother ka postuar një foto ku shihen të përqafuar, krahas së cilës i ka bërë dhe një urim për ditëlindje. “Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”, ka shkruar ai.

Arbri e ka surprizuar ish miss-in dhe me një festë të mbajtur në jug të vendit, ku ka mbledhur miq dhe të afërm të tyre. Në postimet e publikuara në rrjete sociale, ata shihen të lumtur ndërsa kërcejnë me njëri-tjetrin.