E rëndë /Djemtë bëjnë nënën për spital

Vetëm pak ditë më parë Kosova është shokuar nga ngjarja e ndodhur në Ferizaj ku si pasojë e dhunës psikike dhe fizike ka ndërruar jetë Marigona Osmani Vetëm 18 vjeç. I dyshuari kryesor për vrasjen e saj është, Dardan Krivaqa, me të cilin kishte jetuar një kohë. Kjo ngjarje ka vënë në alarm shoqërinë për shkak të numrit të lartë të rasteve të dhunës në familje ku cak janë gratë, shkruan Express.


Ndërkohë situata vazhdon të mbetet shqetësuese. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje ku viktima janë gratë. Njëri nga katër rastet e dhunës në familje brenda 24 orëve ka ndodhur në Prizren, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në polici e që pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë mbajtur për 6 orë e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.