Ekipi “i ri”,Basha vjen me surpriza/ Ja emrat që priten të zgjidhen si nënkryetare të PD-së

Rifreskim të posteve do të ketë edhe në selinë blu, rikonfirmime dhe ndryshime pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Pas 8 viteve në karrigen e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do ta kenë më postin në shtator. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, zbulohet ekipi i ri i kryetarit Lulzim Basha për katër vitet e ardhshme. Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e ekipit të tij.

Mësohet se Basha ka vendosur t’i besojë sërish Gazment Bardhit pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm. Alfred Rushaj, merr postin si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit Parlamentar. Enkelejd Alibeaj nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Parlamentit. Grida Duma, nënkryetare e PD dhe Jorida Tabaku, gjithashtu në postin e nënkryetares së PD. Pasditen e sotme, Lulzim Basha pritet të publikoje kandidatet për çdo pozicion në PD./ABC