Flet hapur fare Rozana Radi dhe u nxjerr bojën këngëtarëve: “Nuk kanë para as të paguajnë….

Të gjithë e kujtojnë periudhën kur shumë këngë të showbiz-it shqiptar ishin shkruar nga Rozana Radi, veçanërisht në festivale si “Kënga Magjike” për shembull. Ky vrull tekstesh duket se ra me kalimin e kohës dhe ju mund ta keni vënë re, që kohët e fundit, thuajse asnjë këngë nuk ka ndonjë shënim: “Teksti nga Rozana Radi”.

Ftuar në “Natën me Aulonën”, këngëtarja tregon se pse është tërhequr nga të shkruarit tekste për të tjerë:


“Jam tërhequr sepse shumica e këngëtarëve nuk kanë lekë asnjëherë kur bëhet fjalë për tekstin. Kanë lekë për të paguar muzikën, por nëse nuk i vë një fjalë të mirë në buzë, atëherë nuk e nderon as kompozitorin, as këngëtarin. Kështu që, të shkruash për dikë ose nëse dikush më zgjedh mua duhet të paguajë tekstin që unë do shkruaj për të.”

Ajo shton:

“Kam 20 vjet që i jam përkushtuar leximit, sepse për t’u bërë një autore e mirë e teksteve duhet të kesh informacion ose të lexosh shumë dhe duhet t’i përkushtohesh librave. Unë i jam përkushtuar më tepër seç duhet dhe mendoj se ka ardhur një pikë që të selektoj dhe këngëtarët, por ndërkohë kam dhe një çmim standard që nuk e ul për asnjë këngëtar në botë.”