FOTO/ Pushime në ditët e fundit të gushtit? Ja parashikimi për javën që vjen…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, me anë të një njoftimi, shprehet se pas një vere të nxehtë, po arrijmë drejt vjeshtës meteorologjike. Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.

Njoftimi i SHMU:
Përshëndetje nga SHMU!
Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorolgjike e cila do të nisë këtë javë. Kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme si më poshtë.
Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.
Ju urojmë një javë sa më të bukur, veçanërisht ju që ende nuk keni mundur të pushoni!