Kledi Kadiu ndan lajmin e gëzueshëm” baba për herë të dytë”

Charlotte Lazzari janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gabriel. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Kledi përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar emrin dhe momentin e lindjes së të birit. “Gabriel 29 Gusht 2021, 13:48”

Para pak kohësh, Kledi dhe partnerja e tij Charlotte kanë dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë ndjekësit se do të bëhen prindër për herë të dytë. Kledi dhe Charlotte ndanë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht dhe më në fund ai moment kaq i bukur për familjen erdhi. Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: