Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Korçar ,Sherif Merdani

Një lajm i trishtë vjen pasditen e kësaj të diele, pasi mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Korçar Shërif Merdani. Ai ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë .Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe. Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Faqja Korca Blog i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen e artistit të madh ,Sherif Merdani.