Rikthehej Hysaj shënon në Serie A me Lazion / Duke festuar ai fut topin nën bluzë, për të treguar se pret fëmijë tjetër….

Lazio ka shkatërruar me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën e Spezias në stadiumin “Olimpico” të Romës. Ndeshja nisi malore për kryeqytetasit me skuadrën mike që shkuan të parët në avantazh me Verden në minutën e 4′. Më pas ishte një super Immobile, i cili përmbysi rezultatin me një tripletë personale në minutat 5′, 15′ dhe 45+2′. Goli i katërt u realizua nga Felipe Anderson në minutën e 47′.

Festë kishte edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili gjen për herë të parë me fanellën e Lazios rrugën e rrjetës në minutën e 70′. Goli i dytë në Serie A. Duke festuar ai fut topin nën bluzë, për të treguar se pret fëmijë tjetër.