Shkon në 457 numri i afganëve në Shqipëri, reagon Rama: “Krenar për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi për mbërritjen e 182 refugjatëve afganë që erdhën ditën e sotme në Shqipëri. Kryeministri përmes një postimi në Facebook shkruan se numri ka shkuar në 457, ndërsa tregon se ky vendim i Shqipërisë, po vlerësohet kudo.

Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë ”, shkruan Rama.